Opoja
Opoja Web
Është trevë fushore e rrethuar me male. Fundi i fushës fillon rreth 800 m dhe ngritet deri në 1300 m. Vendbanimet shtrihen kryesisht në skajet e fushës, por ka edhe në mesin e saj. Ka klimë malore, rrethohet nga izoterma vjetore 8- 10 gradë C, me reshje mbi 1000 mm. Në fizinominë e fushës mbizotrojnë arat me drithëra: thekër, tërëshërë, grurë, misër, patate, livadhe, kullota dhe pyje.Opoja bën pjesë në regjionin me jugperendimor të Republikes së Kosovës. Si e tërë Kosova, edhe kjo trevë, nga pozita e përshtatshme gjeografike, ka bërë të mundshme, që nga kohët më të vjetra, influencat e llojllojshme kulturore dhe veprimtari të ndryshme ekonomike. Kushtët klimatike dhe përbërja pedologjike e tokës mundësoi që në të të zhvillohen cereali të ndryshme. Këto gjëra kanë ndihmuar që njerëzit të banojnë në këtë trevë qysh në kohën e neolitikut më të vjetër.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free